Një aksident është raportuar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë. Bëhet me dije se automjeti me drejtues shtetasin T.H., 35 vjeç është përplasur me automjetin që drejtohej me 40-vjeçarin V.Z.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar lehtë shtetasi V.Z., dhe gjithashtu edhe pasagjerët 55-vjeçari F.H., dhe 20-vjeçarja L.H. Të plagosurit ndodhen në spitalin e Gjirokastrës ku edhe po marrin trajtim mjekësor.
Ndërkohë nga hetimet rezultoi se 55-vjeçari ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Për këtë shkak, u bënë veprimet procedurale për arrestimin në flagrancë të 55-vjeçarit, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
NJOFTIMI:
Gjirokastër
U përfshi në një aksident rrugor dhe nga verifikimet rezultoi se ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për krime në fushën e narkotikëve, shërbimet e Policisë bëjnë arrestimin e 55-vjeçarit.
Rreth orës 20:26, në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavije”, automjeti me drejtues shtetasin T. H., 35 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin V. Z., 40 vjeç.
Nga përplasja janë dëmtuar lehtë, shtetasi V. Z. dhe pasagjerët në automjetin e tij, shtetasit F. H., 55 vjeç dhe L. H., 20 vjeçe, të cilët aktualisht po marrin ndihmë mjekësore, në spitalin e Gjirokastrës.
Nga verifikimet dhe veprimet e tjera procedurale të kryera për këtë aksident, ka rezultuar se pasagjeri, shtetasi F. H. aktualisht ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Për këtë shkak, u bënë veprimet procedurale për arrestimin në flagrancë të 55-vjeçarit, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e shkakut të aksidentit dhe për dokumentimin e përgjegjësisë penale të shtetasit F. H.
()