“Bayern me ADN fituese”, Harry Kane nuk e fsheh gëzimin: Jam në një nga klubet më të mëdha në botë

Një prezantim me shumë klas, i denjë për një “top-player”. Harry Kane-Bayern duket një dashuri me shikim të parë, të gjithë palët u shfaqën të lumtur për arritjen e kësaj marrëveshje. Bayern Munich vendosi një rekord të ri në historinë e klubit duke shpenzuar 120 milionë euro për një lojtar. Kane do të mbajë në Mynih fanellën me numrin 9-të ndërsa firmosi një kontratë 4-vjeçare. Kapiteni i Anglisë nuk e fshehu gëzimin e tij për këtë aventure të re: “Jam shumë i lumtur që u bëra pjesë e Bayern Munich. Ky është një nga klubet më të mëdha në botë dhe ëndrra ime ka qenë gjithnjë të demonstroj vlerat e mia në nivelet më të larta. Bayern është i karakterizuar nga një kulturë fituese, është një ndjesi shumë e bukur të jem këtu”, u shpreh Kane gjate prezantimit.

I lumtur për arritjen e kësaj marrëveshje u shfaq edhe presidenti Harbert Hainer: “Mirë se erdhe Harry Kane! Jemi shumë të lumtur për këtë blerje të nivelit të parë. Falënderoj të gjithë ata që u angazhuan në këtë transferim. Harry Kane nuk është vetëm një blerje që përforcon Bayern, por është edhe një goditje e madhe për Bundesligën”, u shpreh presidenti i Bayern Munich.

Arena e Lajmit


“Bayern me ADN fituese”, Harry Kane nuk e fsheh gëzimin: Jam në një nga klubet më të mëdha në botë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook