Është vrarë nga forcat RENEA Ramiz Muçollari, 62-vjeçari nga Maliqi i cili pasi plagosi gruan dhe djalin, hapi zjarr ndaj policisë dhe nuk pranoi të dorëzohej.
Pas thirrjeve të vazhdueshme të policisë për t’u dorëzuar, viktima nuk ka pranuar dhe ka qëndruar i mbyllur në banesën e tij pas më shumë se një ore, RENEA arriti që të futet në banesë, ndërsa autorit dyshohet se fshihej në papafingo.
Disa minuta më vonë, u konfirmua se forcat RENEA e kanë ekzekutuar pasi kanë mbërritur në papafindgo, ku ka pasur sërish një shkëmbim zjarri mes viktimës dhe forcave të policisë.