Personi që shihni në foto është 51-vjeçari shqiptar që u gjet i vrarë me një plumb në kokë në oborrin e banesës së tij në Salaminë, në Greqi.
Bëhet fjalë për 51-vjeçarin Aleksandër Zaka, nga Lushnja. Zaka u gjet pajetë nga shoku i tij, me inicialet F.P. Ky i fundit po merret në pyetje nga autoritetet.
Mësohet se Zaka kishte 15 vite pa u kthyer në vendndlindje, ndërsa nga hetimet paraprake dyshohet se autor është një bashkëkombës i tij.
Ndër të tjera theksohet se 51-vjeçari rezultonte pa precedentë penalë.
()