Efekti Harry Kane, “valsi i bomberave” ndryshon rrjedhë, çfarë do të ndodhë me Vlahovic, Lukakun e Osimhen?

Kjo verë, si kurrë më parë, pa dhe po sheh, si protagonistë sulmuesit. Një nga telenovelat më të bujshme mori trajtë zyrtare teksa Harry Kane u prezantua te Bayern Munich. Zyrtare u bë dhe transferimi i Dembele te PSG, por sërish mbetet dhe tre sulmues shumë të rëndësishëm që nuk kanë vendosur përfundimisht të ardhmen e tyre. Kalimi i Kane te Bayern Munich zgjidhi vetëm një të panjohur, por që pritet të ketë efekt domino te pjesa tjetër. Juventus shpresonte shumë që Kane të mos transferohej në Mynih, në mënyrë që klubi gjerman të paraqiste një ofertë zyrtare për sulmuesin e tyre, Dusan Vlahovic. Nuk ishte një sekret që plani B i Bayren ishte sulmuesi serb. Tani drejtuesit e “Zonjës së Vjetër”, por dhe vet Vlahovic kanë vetëm një opsion, Chelsea-n.

Vlahovic
Vlahovic

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, palët pritet të takohen edhe një herë gjatë javës për të vijuar negociatat që u ngrinë pak ditë më parë. Chelsea mund ta dërgojë ofertën deri në 30 milionë euro, plus Lukakun, për të marrë Vlahovic, një ofertë që mund të bind Juven pasi këtë periudhë i duhen para kesh. Një tjetër objektiv i Bayern, por dhe PSG, këtë verë ishte Victor Osimhen. Bayern dhe PSG duket se kanë mbyllur merkaton në lidhje me fazën sulmuese, duke bërë që Osimhen dhe Napoli të vijojnë negociatat për rinovimin e kontratës.

Osimhen
Osimhen

Gjithnjë sipas La Gazzetta dello Sport, palët kanë gjetur akordin në parim për rinovimin e kontratës deri në 2027. Me kontratën e re, sulmuesi nigerian do të përfitojë diçka më shumë se 10 milionë euro në sezon. Napoli ka arritur të bind përfaqësuesit e lojtarit për të vendosur një klauzolë të re largimi, tani pritet të shkojë në 140-150 milionë euro. Sipas mediave italiane, në fakt do të jenë dy klauzola të ndryshe, një për ekipet arabe dhe një për klubet evropiane.

()

Arena e Lajmit


Efekti Harry Kane, “valsi i bomberave” ndryshon rrjedhë, çfarë do të ndodhë me Vlahovic, Lukakun e Osimhen?

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook