Dy të rinj shqiptarë anëtarë të rrjetit kriminal “Ndragheta” kanë rënë në prangat e policisë italiane.
Shqiptarët, Damiano Maiolo dhe Tritan Leika të moshës 24 dhe 29 vjeç u arrestuan pas kontrolleve të zhvilluara në banesat e tyre ku edhe u gjetën 10 mijë e 500 euro dhe 130 gramë kokainë të paketuar në doza gati për shitje.
Gjithashtu në banesë u gjetën edhe mjetet që përdoreshin për përgatitjen e kokainës si edhe objekte të vjedhura.
Kujtojmë se hetime kundër kësaj organizate kriminale nisi në fillim të dhjetorit të 2022 ku u arrestuan dhjetëra anëtarë te bandës.
()