I akuzuar për vrasjen e tifozit grek, zbardhet dëshmia e shqiptarit në gjyqin e Athinës: Thikën e mbaja për punë, merrni ADN-në dhe më kontrolloni telefonin

Rreth 100 tifozë kroatë të futbollit, mes tyre dhe një shqiptar, kanë dalë para Gjykatës në Athinë, pasi dyshohen si të përfshirë në përleshjen e tifozëve të AEK dhe Dinamo Zagrebit më 8 gusht, ku mbeti i vdekur një 29-vjeçar grek.

Mes autorëve të dyshuar për vrasjen e të riut grek është edhe një 22-vjeçar shqiptar, i cili ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen.

Sipas dëshmisë së bërë publike nga mediat greke, i riu shqiptar ka deklaruar para autoriteteve greke se ka qenë rastësisht pranë vendit ku u përplasën dy tifozeritë, dhe se thikën që i gjeti policia e kishte mjet pune.

“Unë jam elektricist dhe atë ditë isha në zonën e Neë Philadelphia për punë. Pasi mbarova punën vonë kisha lënë një takim me të dashurën time në stacionin ISAP “PERISSOS” për të vazhduar me tren drejt Pireut, për të arritur në Galatsi”, ka thënë ai.

“Ndërsa po prisja jashtë stacionit, dëgjova britma, shpërthime dhe flakë dhe shkova të shikoja se çfarë po ndodhte. Nuk kam marrë pjesë në përleshje”, është shprehur ai.

Sa i përket thikës që i është gjetur nga policia, 22-vjeçari shqiptar ka deklaruar se e kishte për punë, ndërsa ka kërkuar që ti kontrollohet celulari e ti bëhen kontrollet e ADN-së, për të vërtetuar që nuk ka lidhje me ngjarjen.

“Thika e palosshme e gjetur tek unë, atë e përdor në punë. Unë nuk jam një tifoz, jam një sportdashës i thjeshtë. Shkoj në stadium, me babain dhe vëllain tim, sa herë që gjej bileta të lira. Dua të deklasifikohen komunikimet e mia, të kontrollohet celulari dhe të merret një mostër e ADN-së, për të vërtetuar se nuk kam asnjë lidhje me atë që më akuzojnë”, ka thënë në dëshminë e tij i riu shqiptar.

Kujtojmë se shqiptari bashkë me një kroat dhe tre shtetas grekë janë të dyshuar kryesorë për vrasjen e 29-vjeçarit, Michalis Katsouri.

Shqiptari dhe kroati pas arrestimit kishin me vete thika me gjak dhe u ndanë menjëherë nga pjesa tjetër e të arrestuarve, si të dyshuar kryesorë për vrasjen.

Arena e Lajmit


I akuzuar për vrasjen e tifozit grek, zbardhet dëshmia e shqiptarit në gjyqin e Athinës: Thikën e mbaja për punë, merrni ADN-në dhe më kontrolloni telefonin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook