PAMJE TË RËNDA/ Ministria e Brendshme publikon foto nga vendngjarja, 62-vjeçari i shtrirë dhe i mbuluar nga gjaku, pranë trupit edhe arma

Ministria e Brendshme ka publikuar foton nga vendngjarja, pas ekzekutimit të 62-vjeçarit Ramiz Muçollari nga RENEA.

Në foto shihet viktima i shtrirë she i mbuluar nga gjaku, ndërsa pranë trupit të pajetë ndodhet edhe arma me të cilën ai hapi zjarr dhe kërcënoi për disa orë efektivët e policisë lokale dhe forcat RENEA.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi në fshatin Qesarake të Malqit, ku gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm një 62-vjeçar, i identifikuar si Ramiz Muçollari, ka qëlluar me thikë në këmbë të shoqen, si dhe ka lënë të plagosur të birin pasi e ka goditur me sende të forta në kokë.

Ndërsa dy të plagosurit janë transportuar në spitalin e Korçës, policia ka mbërritur në banesën e autorit, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor, por ky i fundit është mbyllur brenda, ndërsa ka hapur zjarr ndaj efektivëve.

Në ndihmë të policisë lokale ka mbërritur edhe RENEA, teksa për rreth 8 orë është bërë përpjekje për të negociuar me autorin për t’u dorëzuar, por ky i fundit ka refuzuar.

Mëngjesin e sotëm RENEA arriti të futej deri në katin e dytë të banesës së tij ndërsa ai  qëndronte i fshehur në papafingo. Pas disa tentativash, RENEA ka mundur që ta lokalizojë autorin, por sërish mes tyre, sipas policisë, ka pasur përplasje me armë, e si pasojë Muçollari ka mbetur i vrarë.

Njoftimi i policisë:

Shkëmbeu zjarr me Policinë lokale dhe më pas me forcat Speciale “Renea”, por si pasojë e shkëmbimit të zjarrit 62- vjeçari humbi jetën.

Forcat Speciale “Renea”, në bashkëpunim me Policinë lokale të Komisariatit të Policisë Maliq dhe shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Korcë, prej më shumë se 8-orësh mbajtën të rrethuar në fshatin Qesarakë, Maliq, banesën e shtetasit Ramiz Muçollari, i cili mbrëmjen e djeshme plagosi me thikë bashkëshorten dhe djalin e tij.

Shtetasi Ramiz Muçollari, pas plagosjes së dyfishtë u mbyll në banesë dhe nuk i’u përgjigj thirrjes së Policisë Vendore për t’u dorëzuar, por ka qëlluar me armë zjarri (mitraloz të lehtë) në drejtim të tyre.

Ndodhur në këto kushte janë dërguar me urgjencë në vendngjarje, Forcat Speciale “Renea”, të cilat kanë marrë nën kontroll perimetrin e afërt të sigurisë, ndërsa policia lokale është pozicionuar në perimetrin e largët të sigurisë.

Përgjatë natës, Forcat Speciale “Renea”, i kanë bërë thirrje të pandërprera për t’u dorëzuar, por 62-vjeçari nuk i është bindur thirrjeve të Policisë për t’u dorëzuar dhe ka vijuar të qëllojë me armë zjarri drejt Policisë.

Në mëngjesin e sotëm, Forcat Speciale “Renea”, kanë mundur të hyjnë deri në katin e dytë të banesës së shtetasit Ramiz Muçollari, i cili ishte ngjitur në papafingon e banesës dhe ka hapur zjarr në drejtim të Forcave Speciale “Renea”, duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre.

Forcat Speciale “Renea”, në zbatim të plotë të procedurave standarte janë kundërpërgjigjur me zjarr dhe përreth një orë ka vijuar shkëmbimi i zjarrit. Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, 62- vjeçari ka humbur jetën.

Theksojmë faktin se shtetasi Ramiz Muçollari, vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe gjatë ditës së djeshme ka qenë për vizitë me familjarët në spitalin psikaitrik, por nuk është shtruar në spital, dhe në mbrëmje kur janë kthyer në banesë ka nisur konfliktin me familjarët.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon kqyrja e vendit të ngjarjes për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Arena e Lajmit


PAMJE TË RËNDA/ Ministria e Brendshme publikon foto nga vendngjarja, 62-vjeçari i shtrirë dhe i mbuluar nga gjaku, pranë trupit edhe arma

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook