“PD dhe Sali Berisha janë kundër ndërtimit të kullave në kryeqytet”, Floriana Garo: Gjobëvëniet dhe trillimet, pjesë e luftës së klaneve brenda PS

TIRANË

Zëdhënësja e ish-kryeministrit Sali Berisha Floriana Garo ka reaguar sot për ndërtimin e kullës “Mali i Tiranës”, një prej çështjeve të nxehta të verës. Ajo deklaron se gjobëvëniet me trillime janë pjesë e luftës së klaneve brenda PS dhe se autorët do të kenë mundësi të “provojnë” shpifjet e tyre në gjykatë.

Garo shkruan se “në malin e shpifjeve të mediave gjobëvënëse dhe të tjerave të kontrolluara nga qeveria përmes tenderave, këto ditë është përsëritur pa asnjë fakt, dokument, apo provë se pronari i Kullës Mali i Tiranës ka qenë financues i Foltores dhe ka blerë heshtjen e Partisë Demokratike dhe të Sali Berishës”.

Lidhur me ketë shpifje Garo deklaron:
1- ndërtuesi i Kullës Mali i Tiranës, biznesmeni Ilir Shtufi kurrë nuk ka dhënë dhe kurrë nuk i është kërkuar qoftë edhe një qindarkë për financimin e Foltores. Ata të cilët paguhen për gjobëvënie me trillime si pjesë e luftës së klaneve brenda PS do të kenë mundësi të “provojnë” shpifjet e tyre në gjykatë.

Partia Demokratike dhe Sali Berisha kanë qenë dhe janë kategorikë kundër ndërtimit të qiellgërrvishtësve, kullave në kryeqytet.

2. Sali Berisha dhe PD në pushtet nuk kanë dhënë asnjë leje dhe nuk kanë lejuar të ndërtohet asnjë kullë në Tiranë apo në ndonjë qytet tjetër të vendit dhe janë zotuar se nesër në pushtet do të mbajnë të njëjtin qëndrim.
Shpifësit e paguar, të zhveshur nga çdo lloj morali e dinë mirë se Plani Urbanistik i Tiranës, i miratuar dhe firmosur ne vitin 2013 nga Sali Berisha, ka të planifikuara në të gjithë territorin e Bashkisë së Tiranës vetëm ndërtime 6-8 katëshe dhe asnjë më të lartë se kaq.

3. Është shpifje dhe trillim i ulët pretendimi se PD dhe Berisha kanë heshtur për kullat ndërkohë që në mënyrën më të përsëritur janë shprehur kundër ndërtimit te tyre dhe i kanë denoncuar me qindra herë si monumente të shëmtuara te korrupsionit dhe drogës, si përbindësha që i marrin frymën qytetit dhe përkeqësojnë ndjeshëm mjedisin e jetesës së qytetarëve.

Njësoj edhe për Malin e Tiranës është kërkuar publikisht nga Edi Rama anulimi i menjëhershëm i lejes dhe i janë adresuar gjykatës!

Arena e Lajmit


“PD dhe Sali Berisha janë kundër ndërtimit të kullave në kryeqytet”, Floriana Garo: Gjobëvëniet dhe trillimet, pjesë e luftës së klaneve brenda PS

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook