“Perandori” i ri roman rikthehet në kryeqytet, Mourinho “deh’ Tiranën, por italianët e kanë me “nxitim”, vizitë blic

444 ditë më vonë, Roma rikthehet në kryeqytetin shqiptar, jo më për finalen e Conference League, por për një test miqësor me Partizanin. Sigurisht, suksesi në “Air Albania”, mënyra se si u mirëpritën romët dhe mbi të gjitha Jose Mourinho, ishte një motiv më shumë për të pranuar këtë test me “demat”. Ashti si më 25 maj 2022, edhe këtë herë atmosfera në stadium pritet të jetë fantastike, kjo pasi janë shitur të gjithë biletat, pavarësisht se thjesht një miqësore, interesimi ishte i madh. Kjo është një vizitë blic e ekipit italian pasi nuk do të qëndrojë gjatë në Tiranën, afro 11 orë, zbarkojnë këtë të shtunë dhe do të largohen menjëherë pas përfundimit të sfidës në “Air Albania”.

Ky është testi i fundit miqësorë për ekipin e Mourinhos, përpara startit të Serie A më 20 gusht. Kjo miqësore është planifikuar si një ditë feste për Tiranës pasi në stadium, gjatë pushim të pjesëve, do të zhvillohet dhe një koncert.

Roma
Roma

Një test luksi shumë i rëndësishëm edhe për ekipin e Partizanin, po që vjen menjëherë pas sfidës së parë kundër Valmieras në Conference League, e vlefshme për raundin e tretë. Pavarësisht prestigjit të këtij takimi, trajneri Zekic dhe stafi i tij janë me mendje te ndeshja e kthimit kundër letonezëve.

()

Arena e Lajmit


“Perandori” i ri roman rikthehet në kryeqytet, Mourinho “deh’ Tiranën, por italianët e kanë me “nxitim”, vizitë blic

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook