PSG nxjerr në shitje yjet, “fshin” Mbappe, Neymar e Verratti. Në Paris është dita e Dembele, prezantohet francezi

Luis Enrique e nis me “dorë të hekurt” aventurën e tij në krye të PSG, sigurisht jo për dëshirën e tij, por duke respektuar vullnetin e klubit. Zyrtarisht, PSG nxjerr jashtë planeve të ekipit tre titullarë absolut, tre yje të ekipit, Mbappe, Neymar dhe Marco Verratti. Te tre lojtarët nuk u përfshinë në sfidën e parë të Ligue 1 kundër Lorient. Është e qartë që Mbappe mbetet në pritje të Real Madrid, këtë verë, apo në 2024, është e sigurt që ylli francez herët apo vonë do të bashkohet me gjigandët spanjoll.

367396292 875106567305569 9096276736947829542 N
367396292 875106567305569 9096276736947829542 N

Neymar nga ana e tij, pasi u njoh me këtë vendim të klubit, e ka marrë me qetësi, fundja është nën kontratë deri në 2025. Për momentin, Neymar është i hapur vetëm për një rikthim te Barcelona. Ndërkohë, për mesfushorin italian ka një interesim të fortë nga Arabia Saudite.

Në këtë periudhë të trazuar për të qetësuar disi ambientin ka menduar sheiku Al Khelaifi i cili së fundmi prezantoi blerjen më të re të klubit, Ousmane Dembele. Sulmuesi francez u prezantua të shtunën si lojtari më i ri i klubit. Dembele firmosi një kontratë 5-vjeçare: :Jam shumë i lumtur që i bashkohem PSG, mezi pres të luaj për ekipin tim të ri. Shpresoj që këtu të rritem akoma më shumë dhe të bëj krenarë tifozët e klubit:, u shpreh Dembele gjatë prezantimit.

()

Arena e Lajmit


PSG nxjerr në shitje yjet, “fshin” Mbappe, Neymar e Verratti. Në Paris është dita e Dembele, prezantohet francezi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook