Roma dhe Partizani do të përballen në orën 20.00, në miqësoren që do luhet në “Air Albania”. Pak minuta para sfidës, Presidenti i të kuqve, Gaz Demi ka dhënë një intervistë për RTSH Sport. Numri një i Partizanit është shprehur se sonte do fitojë skuadra shqiptare.
“Është një gjë e mirë për gjithë shqiptarët. Ja dimë për faleminderit Edi Ramës. Por puna e Partizanit është të enjten tjetër, sot është një miqësore luksi. Shpresojmë të bëhet një spektakël i bukur. Zekiç nuk është akoma në pritshmëritë e mia. Sot fiton Partizani”, – tha Demi.
()