Manchester City e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin. “Qytetarët” triumfuan 0-3 ndaj Burnleyt, në Turf Moor (Burnley), në takimin e parë të Premier League.
Protagonist absolut ishte Erling Haaland në pjesën e parë. Sulmuesi norvegjez realizoi golin e parë të takimit në minutë ne katërt, me një goditje të bukur pas zhvillimit të një këndorje. Haaland shënoi golin e dytë në minutën e 36-të, pas një gjuajtje spektakolare brenda zonës. Në pjesën e dytë, Rodri thelloi avantazhin për të siguruar kështu fitoren.
()