Partizani dhe Roma luajnë sot një miqësore shumë interesante në “Air Albania”, një stadium që sjell padyshim kujtime të mira për verdhekuqtë e Murinjos që fituan aty një vit më parë Ligën e Konferencës.
Interesimi për ndeshjen ka qenë maksimal, por duke qenë një miqësore vere, edhe tifozët nuk janë ngutur që të shkojnë shumë shpejt në impiantin kryeqytetas, siç shihet nga pamjet e xhiruara vetëm 30 minuta para fillimit të takimit mes dy skuadrave. PanoramaSport