Llogari Kursimi 2023 & Depozita e Hapur janë dy ofertat fantastike që Fibank prezanton këtë verë. Ofertat kombinojnë interesa shumë të larta për depozitat me fleksibilitet të lartë për tu tërhequr në çdo kohë, pa i humbur interesat e fituara.
Ekzistojnë disa opsione të depozitave afatshkurtra dhe afatgjata si dhe llogari kursimi pa kufizime kohore që ofrojnë interesa konkurruese në treg.
Llogari kursimi 2023 me interes 2.5% në të tria monedhat, LEK, EUR & USD si edhe Depozitë 1-vjeçare deri në 6.5% në lekë dhe deri në 4.5% në Euro, Dollarë. Asnjë shumë minimale nuk kërkohet duke lejuar të gjithë depozituesit të menaxhojnë dhe rrisin kursimet e tyre pa asnjë kufizim.
“Nga një analizë e hollësishme që iu bë tregut të depozitave bankare, “Llogaria e kursimit 2023” është produkti më i mirë që ofrohet aktualisht në treg sidomos në një periudhë paqartësie përsa i përket normave të interesave dhe kursit të këmbimit. Depozitimi i kursimeve në këtë produkt jep shumë fleksibilitet në vendimmarrje për mënyrën e menaxhimit të parave ndërkohë që përfitohet nga interesi i lartë dhe lirshmëria në tërheqje.” – thotë Elma Lloja, Executive Director & Chief Retail Officer në Fibank.
Fibank krijon produkte interesante dhe inovative me synimin për të kombinuar veçoritë më të mira, për të përmirësuar vazhdimisht përvojën e klientit dhe duke i lejuar ata të menaxhojnë më mirë kursimet e tyre duke i mbajtur ato shumë të sigurta në bankë. Pjesë e Fibank Banking Group, një korporatë financiare shumë proaktive që po forcon vazhdimisht pozicionin në rajon dhe po bën të gjitha përpjekjet për të ofruar më të mirën për klientët e saj, Fibank ofron risi dhe kombinime fantastike në avantazh të klientëve.