Nejmar drejt Arabisë Saudite, zbulohen shifrat e akordit që pranoi braziliani

Braziliani Nejmar do të jetë ylli i radhës i futbollit i cili do të luajë në Arabinë Saudite. Mungon zyrtarizimi, por është thjesht çështje ditësh, pasi futbollisti ka gjetur akordin me atë që do të jetë klubi i tij i ardhshëm.

“L’Equipe” ka bërë të ditur se lojtari ka pranuar ofertën e fundit që i ka bërë klubi i Al Hilal. Sauditët i kanë vënë atij përpara një kontratë dyvjeçare me vlerën e 160 milionë eurove në total, një shifër e jashtëzakonshme për lojtarin i cili ka thënë “po” dhe tashmë vetëm pret akordin mes klubeve.

Al Hilal raportohet se ka ofruar fillimisht 60 milionë euro për kartonin e tij, por PSG kërkon 100 milionë. Tani pritet që të gjendet gjuha e përbashkët në këtë pikë dhe Nejmar do të finalizojë shpejt kalimin te Al Hilal./ Panoramasport

Arena e Lajmit


Nejmar drejt Arabisë Saudite, zbulohen shifrat e akordit që pranoi braziliani

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook