Vrasja e 51-vjeçarit shqiptar në Greqi/ “Thriller”, mediat greke zbulojnë detaje: Viktima nuk kishte precedentë

Një 51-vjeçar shqiptar i identifikuar si Aleksandër Zaka, nga Lushnja është ekzekutuar ditën e djeshme në Greqi me një plumb në kokë.

Viktima u gjend i pajetë nga një i afërm që më pas ka njoftuar autoritetet mbi ngjarjen e rëndë, gjë që ka sjellë edhe nisjen e hetimeve.

Mediat greke janë duke i bërë jehonë vrasjes së shqiptarit, teksa e kanë konsideruar ngjarjen si një “thriller”.

Viktima i cili ishte nga Lushnja, nuk kishte shkelur në Shqipëri përgjatë 15 viteve të fundit, ndërsa mësohet se Zaka nuk kishte asnjë precedent kriminal të regjistruar në Shqipëri apo Greqi.

Përgjigjet për shkaqet e vdekjes pritet të jepen nga autopsia që do t’i bëhet trupit të 51-vjeçarit shqiptar ndërsa hetimet ende vijojnë.

Arena e Lajmit


Vrasja e 51-vjeçarit shqiptar në Greqi/ “Thriller”, mediat greke zbulojnë detaje: Viktima nuk kishte precedentë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook