Një 60-vjeçar është gjetur i mbytur në rezervuarin e fshatit Grabovicë në Pogradec.
Sipas policisë bëhet me dije se 60-vjeçari, me inicialet E.A., banues në fshatin Leshnicë, dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor. Gjithashtu theksohet se nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhunë.
Pogradec/Informacion paraprak
Më datë 14.08.2023, rreth orës 15:33, në rezervuarin e fshatit Grabovicë, Pogradec, është gjetur i mbytur shtetasi E. A., rreth 60 vjeç, banues në fshatin Leshnicë, Pogradec, i cili dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
()