Pas denoncimit në News24 për kërcënimin ndaj pronarit të resortit Paulo Gjona, nga ana e pronarit të fabrikës së bitumit që po ndërtohet pranë aksit aksin nacional Firzë-Sheshi Trageteve-Bajram Curri, ka reaguar edhe policia.
Banorët të cilët protestuan ditën e sotme theksohet se kanë denoncuar dhe kontaktuar gjithashtu edhe ministrin e Brendshëm Taulant Ballën.
News24 mëson se pronari i gurores, Byberi, është shoqëruar në komisariatin e Tropojës.