Pas 6 vitesh, Neymar largohet nga PSG. Për këtë nuk ka më asnjë dyshim, madje L’Equipe publikon edhe detaje nga transferimi i tij në Arabinë Saudite. Braziliani i ka thënë “Po” Al Hilal, duke pranuar ofertën e marramendëse të klubit saudit. Braziliani do të firmos një kontratë 2-vjeçare nga ku do të përfitojë 160 milionë euro, 80 milionë euro në sezon. Neymar nuk u përfshi nga Luis Enrique në sfidën e parë të Ligue 1, madje nuk ishte i pranishëm as në tribunën e “Parkut të Princave”.
Gjithnjë sipas L’Equipe: Neymar ka fluturuar drejt Arabisë Saudite ku pritet t’i nënshtrohet testeve mjekësore. PSG kërkon 150 milionë euro për të lënë të lirë sulmuesin, lojtar për të cilin investuan 220 milionë euro për ta marrë nga Barcelona.
Në fakt, sipas mediave spanjolle, Neymar kishte gjetur akordin me klubin blaugrana për një rikthim në “Camp Nou”, me palët që kishin rëndë dakord për një kontratë 2-vjeçare, me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit, nga ku do të përfitonte 13 milionë euro në sezon. Pikërisht atëherë kur palët kishin gjetur akordin total, mes tyre u fut Al Hilal me një ofertë përtej logjikës duke bërë që Braziliani të ndryshonte destinacion duke fluturuar drejt Arabisë Saudite.
()