Një grup i përbërë nga 5 persona të cilët shisnin drogë në kryeqytet ka rënë në pranga mbrëmjen e sotme, sipas policisë së Tiranës.
Mësohet se sektori kundër Narkotikëve në DVP Tiranë ka finalizuar një operacion, ku si rezultat janë sekuestruar 10 mijë kokrra lëndë narkotike ekstazi. Ndërsa janë arrestuar 5 persona.
Raportohet se grupi operonte në zonën e Myslym Shyrit, Ish Bllokut dhe nëpër disa lokale në Tiranë.