Këngëtarët e mirënjohur shqiptarë, Endri dhe Stefi, si edhe Aleksandër Gjoka ishin të ftuar mbrëmjen e kaluar në një lokal në Dhërmi, kur një prej tyre papritur është “zhdukur”.
Teksa dy vëllezërit korçarë performonin në skenë, Endri Prifti është “zhdukur” nga skena si me magji.
Në videon më poshtë duket se si këngëtari i mirënjohur teksa kërcen në skenë bie poshtë, duke krijuar një iluzion optik ku duket sikur ky i fundit është zhdukur.
Megjithatë mësohet se ky incident nuk ka ndaluar performancën e tyre deri në mesnatë dhe se Endri Prifti nuk është lënduar fizikisht pas incidentit.