Bllokuan rrugën për të ndaluar punimet në gurore, 5 të proceduar në Fierzë, policia jep detajet

Policia e Tropojës ka reaguar lidhur me protestën e zhvilluar ditën e djeshme në Fierzë kundër punimeve në gurore dhe ndërtimit të fabrikës së bitumit.

Të paktën shtatë persona që ishin pjesë e protestës u ndaluan nga autoritetet.

Ndërkohë në një reagim zyrtar ditën e sotme, autoritetet bëjnë me dije se nga shtatë të ndaluarit, pesë prej tyre janë proceduar ne gjendje të lirë për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit Publik” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit

NJOFTIMI-Tropojë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit Publik” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, për shtetasit:

-P. Gj., 46 vjeç, banues në Fierzë;

-A. D., 30 vjeç, banues në Bajram Curri;

-S. R., 44 vjeç, banues në fshatin Breg-Lum;

-S. D., 63 vjeç, banues në fshatin Dushaj;

-K. P., 28 vjeç, banues në fshatin Rajë.

Nga veprimet hetimore paraprake rezultoi se shtetasi P. Gj. ka organizuar një protestë në Fierzë, pa lejen e organeve kompetente dhe së bashku me 4 shtetasit e tjerë të proceduar në gjendje të lirë, kanë penguar qarkullimin e mjeteve, si dhe nuk iu janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë.

Në vijim, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, dhe për shtetasin A. B., 53 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur nëpërmjet celularit, shtetasin P. Gj.

Vijojnë hetimet e thelluara në drejtimin e Prokurorisë, për të dokumentuar përgjegjësinë penale të secilit prej këtyre shtetasve.

Arena e Lajmit


Bllokuan rrugën për të ndaluar punimet në gurore, 5 të proceduar në Fierzë, policia jep detajet

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook