Dje protestë në Himarë për lirimin e tij, Fredi Beleri reagon nga qelia: Madhështore! Mirënjohje Athinës për mbështetjen!

Kryetari i Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri përmes një postimi në rrjetet sociale ka falënderuar kryebashkiakun e Athinës Kostas Bakojanis, për mbështetjen dhe praninë e tij gjatë protestës së zhvilluar dje.

“Dëshiroj të falënderoj me gjithë zemër kryetarin e Bashkisë së Athinës, Kostas Bakojanis për mbështetjen e tij dhe thelbësore në luftën time dhe gjithashtu për praninë e tij në protestën madhështore të sotme në Himarë”, shkruan Beleri në një postim në Facebook.

Bakojanis, dje nga protesta, ndër të tjera deklaroi se Beleri ka të drejtën e një gjykimi të drejtë, por edhe se paraburgimi i tij i paligjshëm shkel ligjin, shkruan Protothema.

“Emri dhe mbiemri i tij është: Fredi Beleri”, tha dje Kostas Bakojanis, duke shënuar praninë e tij në demonstratën e madhe të organizuar nga organizata e mërgimtarëve “Omonoia”.

()

Arena e Lajmit


Dje protestë në Himarë për lirimin e tij, Fredi Beleri reagon nga qelia: Madhështore! Mirënjohje Athinës për mbështetjen!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook