Teksa ish-shefi i lartë i Policisë së Shtetit, Oltian Bistri ndodhet pas hekurave në kuadër të operacionit ‘Metamorfoza’, një tjetër skandal i rëndë është zbuluar në strukturën që ai drejtonte, atë të Forcave të Posaçme Operacionale.
zbardh të tjera detaje në lidhje me këto hetime top sekrete, ku AMP ka depozituar një kallëzim në prokurorinë e Tiranës Forcën e Posaçme Operacionale. Nga hetimet e AMP-së u verifikua një linjë tjetër interneti e paautorizuar, e cila thuhet se mund të jetë përdorur për transferim të dhënash.
Kallëzimi i AMP është bërë para se ish-shefi i Operacionales, Oltian Bistri të arrestohej. Nuk dihet nëse ky kallëzim do të rëndojë apo jo akuzën për Bistrin, i cili në dosjet e SPAK u shfaq duke bashkëpunuar me personazhe të botës së krimit dhe biznesmenin Pëllumb Gjoka, ky i fundit i arrestuar si porositës i disa vrasjeve. Por nuk përjashtohet mundësia që Bistri ta ketë përdorur këtë linjë të dyshimtë.
po ju sjell si më poshtë detaje nga dosja hetimore e SPAK mbi komunikimet e zbardhura falë përgjimeve të kryera përmes ‘zbërthimit’ të aplikacionit SKY.
Përgjimi i datës 22.02.2022 i bisedës mes Pëllumb Gjokës dhe Oltian Bistrit, i cili ishte shkarkuar nga detyra e kreut të Operacionales pak kohë më parë se të arrestohej.
Bistri-Gjokës: O vëlla, keq puna me këto. Më thirrën lart, se mbajmë dot pikën aty. A t’ju q*sh robt këtyre. Se di. Më duket se është interesuar Leshi vetë, por mos fol me asnjë. Lidhet shoqërore e jotja, etj. Sigurohu që s’të ndjek njeri dhe eja lart te fshati sos, pallati i Brigadave.
Bistri i dërgon një foto Gjokës dhe e pyet: E njeh këtë? I ka dal urdhri për paketim, por mos i thuaj njeriu ta dish për vete. Se mendova se e ke shok ndaj ta thash, qendra e kërkon.
Bistri i shkruan Gjokës: Se di ca do bëjnë këta motërq*rat. Urdhri është të godasin ty dhe mua bashkë. Duan foto të të dyve bashkë. Po të pyetën thuaj se njoh. Janë legena o vëlla, se ke idenë. Thuaj se njoh fare atë, bile më shaj.
()