Prag tragjedie në Himarë, shpërthen bidoni i benzinës në skaf, plagosen 4 pushues nga Kosova dhe drejtuesi

DHËRMI

Prag tragjedie në Himarë, për shkak të një incidenti. Pesë persona kanë mbetur të lënduar, 4 prej tyre pushues nga Kosova, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se rreth orës 17:30, në zonën e Drimadhës, Himarë, në një mjet lundrues skaf në pronësi të një kompanie turistike, që sapo kishte dalë në det nga korridori ujor i miratuar, dyshohet se si pasojë e vakumit dhe nxehtësisë, ka shpërthyer një bidon me 28 litra benzinë.

Nga sprucimi i benzinës kanë pësuar djegie të lehta shtetasit A. K., 24 vjeç, A. H., 24 vjeç, L. S. 24 vjeç dhe M. K., 21 vjeçe, të katërt nga Kosova, si dhe drejtuesi i skafit, shtetasi N. L., 32 vjeç, banues në Vlorë.

Të pestë këta shtetas kanë marrë ndihmën e parë mjekësore dhe më pas janë larguar pasi dëmtimet ishin të lehta.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të shkakut të përfshirjes nga zjarri, të mjetit turistik.

Arena e Lajmit


Prag tragjedie në Himarë, shpërthen bidoni i benzinës në skaf, plagosen 4 pushues nga Kosova dhe drejtuesi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook