Vrau me kaçavidë 26-vjeçarin në Bulqizë, arrestohet autori i krimit

Arrestohet autori i vrasjes së 26-vjeçarit mbrëmë në Bulqizë. Ngjarja ndodhi mbrëmë në orët e vona në Shupenzë. Gazetari Enver Doçi raporton për se Dorjan Dema për motive të dobëta, pas një sherri të vjetër mes tyre, ka goditur me kaçavidë 26-vjeçarin Dritan Manjani, i cili humbi jetën në spital.

Më pas autori u largua nga vendngjarja, për t’u arrestuar më vonë.

NJOFTIMI I POLICISE
Bulqizë/ U konfliktuan për motive të dobëta dhe gjatë konfliktit e plagosi me kaçavidë, kapet dhe arrestohet në kohë rekord autori i ngjarjes. 26-vjeçari si pasojë e plagëve humbi jetën në spital.

Në orët e vona të mbrëmjes, në Shupenzë shtetasi D.D., 30 vjeç, banues në fshatin Homesh, për motive të dobëta është konfliktuar me shetasin D.M., 26 vjeç, banues në Homesh. Gjatë konfliktit 30-vjeçari e ka goditur me kaçavidë 26-vjeçarin, i cili si pasojë e plagëve ka humbur jetën në spital.

Shërbimet e Policisë falë reagimit në kohë, lokalizuan, kapën dhe arrestuan autorin e ngjarjes shtetasin D.D. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

()

Arena e Lajmit


Vrau me kaçavidë 26-vjeçarin në Bulqizë, arrestohet autori i krimit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook