“Asgjësimi i propagandës së rilindjes dhe të foltores ndaj Bashës”, anëtari i Kryesisë së PD: Nëse McGonigal do të pranojë fajësinë për çështjen shqiptare…

Sekretari për marrëdhëniet me jashtë dhe anëtari i Kryesisë së PD Gentian Gaba ka komentuar çështjen McGonigal, teksa një ditë më parë ish-kreu i kundërzbulimit doli në gjyq dhe pranoi fajësinë për komplot në lidhje me një skemë që punonte për një oligark rus të sanksionuar në vitin 2021.

Gaba e cilëson asgjësim të propagandës së rilindjes dhe të foltores ndaj Bashës.

Sipas tij, nëse në gjykimin e çështjes shqiptare të dosjes McGonigal, do të pranohet fajësia nga ky i fundit, siç u pranua për çështjen Deripaska duke konfirmuar pretendimet e akuzës, atëherë një gjykatë amerikane do të mbajë përgjegjës mikun e Edi Ramës për inskenimin e një hetimi për të bërë pis Bashën, në këmbim të parave dhe favoreve.

Ai thekson se në këtë rast Edi Rama është i mbrojtur nga konventa e Vjenës, por shënimi me laps të kuq do mbetet në defteret e perandorisë.

Më tej, Gaba shkruan se “foltorja u ngrit mbi dy premisa, “tradhtia” e Bashës dhe portretizimi i Berishës si fitues i padiskutueshëm, madje do e rrëzonte Ramën për 6 muaj dhe me rënien e këtyre 2 premisave, foltorja mbetet kulla prej rëre që shohim sot”.

POSTIMI I PLOTË
Asgjësimi i propagandës së rilindjes dhe të foltores ndaj Bashës…
Nëse në gjykimin e çështjes shqiptare të dosjes McGonigal, do të pranohet fajësia nga ky i fundit, siç u pranua për çështjen Deripaska duke konfirmuar pretendimet e akuzës, atëherë një gjykatë amerikane do të mbajë përgjegjës mikun e Edi Ramës për inskenimin e një hetimi për të bërë pis Bashën, në këmbim të parave dhe favoreve. Në këtë rast Edi Rama është i mbrojtur nga konventa e Vjenës, por shënimi me laps të kuq do mbetet në defteret e perandorisë.

Nga ana tjetër, po në këtë muaj të mbrothtë me lajme politike, ai që fantazoi lloj e soj epitetesh për Bashën (peng i Ramës më jetëgjati), vetëm sepse kreu i Partisë Demokratike zgjodhi të mbrojë interesin e demokratëve, edhe të atyre që për arsye zemre apo historike e kishin të vështirë të ishin racionalë për çështjen e non gratës, dhe jo sakrifikimin e Partisë Demokratike për shkak të interesit personal të Berishës, doli i lidhur me interesa të nëndheshme me Ramën dhe grupimin ekonomik që ka qenë dhe është boshti i pushtetit me të cilin kreu i PS-së mban veten në pozita epërsie ndaj kundërshtarëve politikë. Kjo është më e pakta që mund të thuhet për çështjen e kullës, sepse po të përdorësh kutin me të cilin Berisha ngre akuza ndaj të tjerëve, mund të themi pa u skuqur që ai është ortak ekonomik me Ramën. Por, për të mos rënë në përsëritjen e stilit me të cilin ai trajton këdo që nuk është me të, vetëm sikleti me të cilin u përball me kullën, mjafton për ta ulur në bankën e të akuzuarve duke e trajtuar atë si “opozitari” që i duhet Ramës për të mbajtur pushtetin dhe për këtë arsye është xhymert në favoret, që si rrëke bien nga kryeministria deri tek ana tjetër e Lanës.

Të mos harrojmë, se foltorja u ngrit mbi dy premisa, “tradhtia” e Bashës dhe portretizimi i Berishës si fitues i padiskutueshëm, madje do e rrëzonte Ramën për 6 muaj (ende nuk dihet saktësisht 6 mujori i caktuar…); me rënien e këtyre 2 premisave, foltorja mbetet kulla prej rëre që shohim sot. Kur shpërtheu dosja McGonigal, e cila u dha mundësi demokratëve të kuptonin rrezikun që kishte marrë përsipër Rama për të asgjësuar politikisht Bashën, Berisha kishte shansin të sillej me urtësi dhe të pranonte gabimin e tij ndaj kreut të Partisë Demokratike, duke lënë këtë forcë politike të lirë në luftën e saj të drejtë ndaj Ramës. Nuk e bëri.

“Cui prodest”, kush përfiton prej kësaj, këtë pyesin latinët kur kërkonin fajtorin e një keqbërje; në këtë rast përfituesi është Rama, dhe garantuesi i këtij përfitimi është Berisha.

Ja pra, në më pak se një 30 ditë, gushti i nxehtë shkriu si akullore në diell gënjeshtrat që sot do t’i paguajnë shtrenjtë farkëtuesit e tyre. Sigurisht Basha është njerëzor dhe i gabueshëm si gjithë vdekatarët por, kurrësesi personazhi i skalitur nga dalta e kundërshtarëve të tij që, bashkë me interesat e tjera me të cilat lidhen me njeri-tjetrin, pajtohen edhe tek domosdoshmëria e eliminimit politik të kreut të PD-së, pasi është një nga faktorët kryesor që kërcënon status quo-në. Natyrisht shumë njerëz janë në të drejtën e tyre për të pasur rezerva mbi lidershipin e tij, megjithatë, kur ta analizojnë, të ndajnë propagandën e hatashme dhe të shtrenjtë që i është avitur agresivisht prej vitesh, nga defektet që ai mund të ketë si politikan. Por, për këto e të tjera mbi Bashën do të kemi kohë të flasim deri në zgjedhjet e ardhshme, tani të shijojmë zhurmën e armiqve besnik të tranzicionit, që përditë e më shumë ngjason me atë të një alltie me barutin e lagur…PFFF

Arena e Lajmit


“Asgjësimi i propagandës së rilindjes dhe të foltores ndaj Bashës”, anëtari i Kryesisë së PD: Nëse McGonigal do të pranojë fajësinë për çështjen shqiptare…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook