Dëmtimi i De Bruyne fut City në merkato, Guardiola kërkon “makthin” e Bayern

Man.City mori një goditje të fortë pak ditë më parë teksa Kevin De Bruyne doli nga fusha e lojës i dëmtuar. Pep Guardiola konfirmoi se bëhet fjalë për një dëmtim të rëndë: “Duhet të vendosim nëse ka nevojë për ndërhyrje kirurgjikale. Do të vendosim në ditët në vijim, por rrezikojmë ta humbasim për 3-4 muaj”, u shpreh Guardiola. Sipas mediave, stafi drejtues i Man.City do të vendos në ditët në vijim nëse do të futen apo jo në merkato.

Olmo
Olmo

Sky Sport shkruan se Dani Olmo shihet nga Guardiola si zëvendësuesi i De Bruyne. Pengesë mund të jetë fakti se spanjolli është nën kontratë me Leizpig deri në 2027, ndërsa ka një klauzolë largimi prej 50 milionë euro, por që futet në fuqi sezonin e ardhshëm. Gjithnjë sipas Sky: Leipzig nuk e lë të lirë heroin e finales përballë Bayern Munich pa 80 milionë euro. Në të njëjtën kohë, drejtuesit e Man.City kanë vendosur të mos shesin Bernardo Sila-n, por palët pritet të firmosin një kontratë të re deri në 2026.

()

Arena e Lajmit


Dëmtimi i De Bruyne fut City në merkato, Guardiola kërkon “makthin” e Bayern

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook