LAJM I FUNDIT/ Vrasja në Bulqizë, lihet në burg 30-vjeçari

Ka dalë para togave të zeza këtë të mërkurë 30 vjeçari Dorjan Dema i akuzuar për vrasjen e 26 vjeçarit Dritan Manjani nga fshati Home shi Njësisë Administrative Shupenzë në Bashkinë e Bulqizës.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Dibër, ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për 30 vjeçarin. Gjyqtari i çështjes, Ardit Kuka ka pranuar kërkesën e organit të akuzës duke caktuar e masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg” të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale për Dorjan Demën.

Ky i fundit ka treguar dinamikën e ngjarjes sipas versionit të tij, duke u shprehur se kanë patur debate që tek bar kafeja e më pas janë zhvendosur në shtëpi.

Arena e Lajmit


LAJM I FUNDIT/ Vrasja në Bulqizë, lihet në burg 30-vjeçari

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook