VIDEO/ Kapen dy “skifterët” shqiptarë në Barcelonë, zbulohet metoda e re e vjedhjeve, si i shënonin banesat që kishin në shënjestër

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia spanjolle pasi kanë vendosur markera, shenjues në apartamente në Barcelonë për të hyrë për të vjedhur.

Mossos d’Esquadra kanë arrestuar dy burrat të cilët vendosën markera plastike transparente për të grabitur një bllok apartamentesh në l’Eixample në Barcelonë.

Ngjarja ka ndodhur më 12 gusht rreth orës 03:00 të mëngjesit, kur agjentët zbuluan dy autorët me origjinë shqiptare, duke kontrolluar një pallat në qendër të kryeqytetit katalanas, ku hynë pasi kishin manipuluar bravën e pronës.

Brenda pesë minutash, ata të dy u larguan nga ndërtesa me një sërë çelësash dhe një mbështjellës me markera. Ajo që nuk e prisnin ishte prania e policisë katalanase, e cila i arrestoi për veprën penale të vjedhjes në tentativë, pasi u kryen kontrolle në brendësi të pronës dhe u gjetën shenja gishtash në dyert e shtëpive.

Agjentët e njohin prej vitesh këtë metodë, në të cilën hajdutët vendosin plastika të vogla. Në dyert që hapen gjatë asaj dite, shenja zhduket, që tregon se brenda ka njerëz. Përkundrazi, ato që janë ende të paprekura tregojnë se shtëpia është bosh dhe pikërisht atëherë shfrytëzojnë rastin për të hyrë dhe për të vjedhur.

Ndonëse shenjat janë të vështira për t’u zbuluar, policia këshillon banorët që të kontrollojnë dhe të mos ia hapin portën e komunitetit askujt që nuk e njohin dhe të bisedojnë me njëri-tjetrin për të qenë vigjilent nëse konstatohen lëvizje të çuditshme.

Arena e Lajmit


VIDEO/ Kapen dy “skifterët” shqiptarë në Barcelonë, zbulohet metoda e re e vjedhjeve, si i shënonin banesat që kishin në shënjestër

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook