Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë për mediat u pyet për qëndrimin e PL-së për zgjedhjet e 24 shtatorit në bashkinë e Kukësit.
Ilir Meta deklaroi se s’ka asnjë pretendim për kandidatin për kryetar bashkie të Kukësit, duke theksuar se do të mbështesë çdo kandidat të zgjedhur nga ish-kryeministri Sali Berisha.
A do të mbështesni kandidatin e PD-së për zgjedhjet e 24 shtatorit në Kukës, apo do këmbëngulni për të dalë me një kandidat nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”?
Meta: Do të mbështesim kandidatin që do të përzgjedhë PD-ja dhe të gjithë aleatët e saj. Kjo është e padiskutueshme. Nuk kemi asnjë pretendim për asnjë kandidat nga PL për bashkinë e Kukësit dhe nuk kemi pasur as më përpara. Qëllimi ynë i qartë për t’i shërbyer një kohezioni sa më të suksesshëm opozitar përballë një sistemi. Ne do mbështesim çdo kandidat që mbështet PD dhe pa asnjë diskutim dhe me bindje të plotë, për më tepër që është mundësia që Kukësi të vendosë dinjitetit e ti jetë cenuar nga manipulimi në zgjedhjet e 14 majit.
()