Britney Spears ndahet nga bashkëshorti pas një viti martesë

Britney Spears dhe Sam Asghari janë ndarë pas 14 muajsh martesë dhe sipas spekulimeve shkaku është tradhtia.

Sipas Daily Mail, këngëtarja 41-vjeçe dhe aktori 29-vjeç, i kanë dhënë fund martesës pas një sherri të madh, ku Asghari dyshonte se bashkëshortja po e tradhtonte. Nuk ka ende asnjë fakt nëse këto pretendime janë të vërteta.

Pss sherrit të madh, Asghari, ka vendosur të largohet nga shtëpia, për të jetuar vetëm.

Çifti kurorëzoi dashurinë në martesë në qershorin e vitit 2022 pas 6 vitesh lidhje.

Një burim për TMZ, të cilët ishin të parët që raportuan ndarjen e çiftit, ka thënë:”Është thjesht çështje kohë para se Sam të kërkojë divorcin”.

Lajmi për ndarjen e çiftit, vjen tre ditë pasi Britney postoi një video shqetësuese në Instagram pasi kishte blerë një shkop striptizmi.

Britney Spears ndahet nga bashkëshorti pas një viti martesë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook