Një 25-vjeçar është dënuar me 8 muaj burg pasi u kap me kokainë dhe heroinë në një dhomë hoteli të marrë me qira në Francë.
Mediat vendase shkruajnë se i riu shqiptar u arrestua më 9 gusht në zonën e Épagny-Metz-Tessys dhe se është i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.
Gjatë kontrollit fizik në dhomën e hotelit u gjetën 210 gr heroinë dhe 436 gr kokainë, e cila vlerësohet rreth 41 mijë euro.
()