Koncesioni i sterilizimit me vlerë 100 mln euro, arrestohet ish-zv.ministri i Shëndetësisë dhe biznesmeni Ilir Rrapaj

Arrestohet biznesmeni Ilir Rrapaj dhe Klodian Rjepaj, ish-zv ministër i Shëndetësisë në lidhje me koncesionin e sterilizimit.

Lajmi konfirmohet për nga gazetarja Klodiana Lala. Prej tre vitesh SPAK ka nisur një hetim dhe mbrëmë me urdhër të tij dje u shoqërua në polici biznesmeni Ilir Rrapaj, që përfitoi koncensionin e sterilizimit.

Pak kohë më parë emisioni investigativ i gazetares Klodiana Lala ‘Në shënjestër’ siguroi të dhënat që flisnin për korrupsionin në sektorin e Shëndetësisë sa i takon tenderit të sterilizimit me vlerë 100 milion euro.

Ilir Rrapaj ishte një biznesmen i panjohur në qarqet e biznesit në Shqipëri deri në vitin 2013. Para se socialistët të vinin në pushtet, ai ishte pronari i një agjencie ndërmjetësimi si edhe i një kompanie modeste ndërtimi me qendër në Peruxhia të Italisë.

Një kompani që rezultonte të kishte vetëm një të punësuar në Itali, teksa arriti të fitonte në Shqipëri një tender kaq të lakmuar prej rreth 100 milion dollarësh.
Vijon…

Arena e Lajmit


Koncesioni i sterilizimit me vlerë 100 mln euro, arrestohet ish-zv.ministri i Shëndetësisë dhe biznesmeni Ilir Rrapaj

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook