Koncesioni i sterilizimit/ U firmos dy muaj më parë, pse u mbajt sekret vendimi i gjykatës për urdhër-arrestet. Biznesmeni Rrapaj ishte në Dhërmi kur…

Tetër urdhër-arreste janë firmosur nga GJKKO për 8 persona të akuzuar për shpërdorim detyre dhe mashtrim në rastin e koncesionit të sterilizimit.

Biznesmeni Ilir Rrapaj dhe ish-zv.ministrit Klodian Rjepaj janë arrestuar dhe ndodhen pas hekurave, teksa hetimet vijojnë për zyrtarë dhe persona të tjerë të përfshirë dhe në ditët në vijim mund të ketë të tjerë urdhër-arreste.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “” se vendimi i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është firmosur dy muaj më parë, por është mbajtur top sekret pasi Ilir Rrapaj jetonte në Itali dhe prisnin momentin që ai të kthehej në Shqipëri. Pak ditë më parë biznesmeni Rrapaj ka mbërritur në vendin tonë dhe u arrestua në Dhërmi.

Arena e Lajmit


Koncesioni i sterilizimit/ U firmos dy muaj më parë, pse u mbajt sekret vendimi i gjykatës për urdhër-arrestet. Biznesmeni Rrapaj ishte në Dhërmi kur…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook