KAVAJË
U kap në flagrancë, teksa vidhte në një banesë dhe nga hetimet rezultoi se kishte vjedhur dhe në 4 banesa të tjera, vihet në pranga 36-vjeçari.
Si rezultat i hetimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë, pas disa denoncimeve të marra gjatë muajit korrik, për vjedhje në disa banesa në këtë qytet, është finalizuar operacioni policor i koduar “Places”, në kuadër të të cilit është vënë në pranga shtetasi A. Ç., 36 vjeç, banues në Durrës.
36-vjeçari u kap në flagrancë, teksa vidhte në një banesë në lagjen nr. 2, Kavajë.
Nga veprimet hetimore rezultoi se ky shtetas, gjatë muajit korrik, 2023, ka vjedhur para, pajisje dhe vegla pune, në 4 banesa të tjera. Gjithashtu, më datë 02.08.2023, ka tentuar të vjedhë materiale pune të përdorura, në një magazinë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 33 820 lekë dhe pajisje elektrike të dyshuara të vjedhura, si dhe mjete që dyshohet se i kishin shërbyer 36-vjeçarit, për të hyrë në banesa dhe për të kryer vjedhjet.
Vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer shtetasi A. Ç.