Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula iu është bashkuar reagimeve që solli ndërhyrja e SPAK, ku me urdhër të tij u arrestua ish-zëvendësministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj si dhe u dha masa për 6 zyrtarë të tjerë.
Sula theksoi se vizion i kësaj qeverie është zhvatja e taksave të qytetarëve.
MESAZHI I SULËS
🔴Vizioni i kësaj qeverie, që në startin e saj ka qenë zhvatja e taksave të qytetarëve për punë që nuk bëhen asnjëherë. Por babëzia ka qenë aq e madhe saqë nuk kanë kursyer as shëndetësinë sektorët më jetikë.
Arroganca e madhe ia ka pas mbyllur sytë dhe kanë harruar se një ditë do të kishte drejtësi dhe do vendoseshin para përgjegjësisë.
📍Puna e SPAK duke goditur dosje të ashtë quajtuara ‘me imunitet’ meriton përgëzime dhe si ish-prokuror i inkurajojë që të veprojnë me barazi për të gjithë pavarësisht sa lartë, sa pushtet ka personi i cili nuk ka zbatuar ligjin.
– Rasti i Koncesionit të Sterilizimit, ashtu si edhe inceneratorët pasqyrojnë frymën e të vepruarit të kësaj qeverie dhe japin indicie për filtrimin e çdo koncesioni të dhënë. I bindur se me të njëjtin ritëm që po vazhdohet, kjo mazhorancë do jetë me dy qeveri dhe dy grupe parlamentare, një në parlament dhe një prapa hekurave.