VIDEO/ I pamaskuar dhe me mjet prerës, i riu kërcënon shitësen dhe vjedh një shumë parash në një supermarket në Korçë

Një 20-vjeçar i pamaskuar dhe me një mjet prerës (biçak), ka hyrë në një supermarket në Korçë dhe  ka vjedhur një shumë parash.

Në pamjet e siguruara nga shihet momenti kur i riu kërcënon me mjetin prerës shitësen dhe merr një shumë parash nga arka dhe më pas largohet.

Policia bën me dije se është duke punuar për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Paraditen e sotme, në lagjen nr. 4, Korçë, një shtetas rreth 20 vjeç, ka hyrë në një supermarket dhe  ka vjedhur një shumë lekësh nga arka dhe më pas është larguar. Shërbimet e Policisë po këqyrin kamerat e sigurisë dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Arena e Lajmit


VIDEO/ I pamaskuar dhe me mjet prerës, i riu kërcënon shitësen dhe vjedh një shumë parash në një supermarket në Korçë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook