Pasi ndezi brenda nje dekade ne pushtet zjarrin me te madh te korrupsionit qe ka njohur kombi shqiptar ne nje shekull, ja Kryeministri yne qe po na servir, me tere forcen e teatralitetit qe e karakterizon, fabulen e zjarrefiksit.
Medemek pa Edi Ramen dhe pa drejtesine e re qe ai paska instaluar, kurre Shqiperia ne keto 100 vitet e fundit s’do kishte luftuar me kaq efikasitet flaket e ferrit te korrupsionit! Po se kush I ndezi ato flake, pergjigjen ndaj kesaj pyetje elementare me kot do e kerkosh ne reagimin e fundit te Kryeministrit. Ne momentin kur atij po i bie dhe nje ish-minister i katert per korrupsion te permasave halucinante, kesaj here ne koncesionin e sterilizimit qe duhet te shkaktoje doreheqje kolektive te mbare qeverise, Edi Rama nxjerr armen e manipulimit ne mase per ta shnderruar skandalin ne force.
Duke I rene gjoksit me grusht si tek ai sketçi “a doni me per Belulin”, pra a doni te arrestuar te tjere siç nuk keni pare kurre ne 100 vjet, Rama eviton t’I pergjigjet shpjegimit te fenomenit perse sekti socialo-rilindas qe ai drejton si guru paska qene kaq i etur jo vetem per pushtet por dhe per rryshfet? A e meriton te vazhdoje te drejtoje nje gjenera,l oficeret e te cilit me nje pagrykesi te pashoq vjedhin dhe plaçkisin vete popullaten qe jane supozuar te mbrojne, dhe kjo jo vetem nje here por vazhdimisht dhe pafundesisht? Si per te na fyer qellimisht inteligjencen, Edi Rama preferon te komentoje gjysme goten plot te drejtesise, sesa ate bosh te qeverise se tij te gangrenizuar nga korrupsioni dhe trafiku I influences.
“Dallgën e drejtësisë e ka ngritur në krye të herës guximi, vullneti dhe ambicia për Shqipërinë e pikërisht kësaj qeverie, e cila ndryshon si dita me natën me ato të mëparshmet e 100 vjetëve pengmarrje të drejtësisë. Kjo qeveri dhe askush tjetër e hapi me gjoks rrugën e drejtësisë së re dhe kurrë nuk do ta pengojë drejtësinë në rrugën e vet, kudo ku ajo të hyjë, brenda qeverisë, rrotull saj, mbrapa saj apo nën ombrellën e saj” shkruante kryeministri yne dje si per te na fyer qellimisht inteligjence» , ishte ky komenti i vetem i shefit te egzekutivit pas skandalit te rradhes kesaj here me arrestimet ne mase ne ministrine e shendetesise. Pra ne pikun e qametit korruptiv qeveritar me monstruoz qe ka njohur vendi ne keto 100 vjet, Rama jo vetem qe nuk sheh asnje problem te keto qeveri te tij, por perkundrazi mburret me keto qeveri. «O tempora, o mores…» do indinjohej Ciceroni me veset e mbrapshta te epokes se tij.
Nje qeverisje e zhytur ne korrupsion me nje Kryeminister qe s’mban asnje pergjegjesi
Asnje fjale, asnje pendese, asnje mea culpa ne verbin mburravec te kryeministrit per viktimen qe eshte sot populli shqiptar ne teresine e tij. Nje popull qe ne dhjete vjet, kater qeveri dhe nje Kryeminister, vidhet, shperdhunohet dhe bastiset rregullisht si ne rrefimet mitologjike nga nje kuçeder e pangopur socialiste e cila rilind ne forma te reja me ministra dhe me gjakpires se ata qe zevendesohen. Ne krye te kupoles, nje kryeminister qe i jep doren e fundit vjedhjes se xhepave te shqiptareve duke u vjedhur dhe gjene e fundit qe u ka mbetur, nderin, duke u kerkuar pa turp qe t’ja dine atij per nder qe drejtesia po kap hajdutet qe ai vete i kishte bekuar me poste dhe ofiqe. O tempora, o mores… Ne keto dhjete vjet vjedhje pa fund qe shqiptareve po u duken si 100 vjet per nga permasat e plackitjes, nuk ja arrijme dot me te numerojme me gishtat e dores sa ministra, zevendes-ministra, deputete, kryebashkiake, zyrtare te larte, te gjithe te pajisur me karte anetaresie te Partise Socialiste ne fuqi kane ndyer duart ne keto mega vjedhje te parase publike. Ajo qe dihet me saktesi eshte se shumat ne euro i tejkalojne tashme nente shifrat per te mberritur ne miliarda euro nese drejtesia mban hapin e hetimeve qe ka nisur.
A mund te imagjinohej nje sekonde qe Papa ne kulmin e skandalit kolektiv te pedofilise qe ka njollosur perjete kishen katolike, te dilte para besimtareve jo per te bere ate qe beri me shume dinjitet duke u kerkuar falje viktimave dhe duke shprehur nje turp te perjetshem, por duke rrahur gjoskin se fale tij dhe fundit te politikes se heshtjes drejtesia po vihet ne vend? A mund te imagjinohet Papa ne kesi rasti, qe ndonese nuk eshte aspak personalisht fajtor, te mjaftohej me ate shprehjen e shpelare te Edi Rames, se ai prift qe ka ngrene dardha e qershi pas murit te Vatikanit ta mbaje vete pergjegjesine dhe se Kisha ne teresine e saj nuk eshte fajtore per asgje? Pas vjedhjeve te shekullit te qeverive e tija, te ministrave, zevendesministrave, kryebashkiakeve dhe deputeteve te gjithe te dale nga partia qe ai drejton, Edi Rama nuk mund t’ja hedhe kaq kollaj dhe ta kaloj lumin pa u lagur, duke mos njohur asnje pergjegjesi dhe duke i ftuar shqiptaret qe te shikojne me shume tek bukuria e drejtesise qe funksionon sesa tek shemtia e skandalit qe partine e tij dhe ate vete po e mbulon. Edhe ne Perendim funksionon drejtesia, biles me mire dhe me rrepte se ne Shqiperi. Por miresfunksionimi i drejtesise nuk perben aty nje alibi per pergjegjesine politike te partise ne pushtet kur nje numer i larte ministrash, kryebashkiakesh dhe deputetesh zhtyen ne korrupsion. Ne cilin vend perendimor asistojme ne harkun kohor te nje pesevjeçari te arrestohen apo gjykohen nje batalion me ministra, zevendesministra, kryebashkiake, deputete, te gjithe anetare te partise qe ka fituar shumicen ne zgjedhje? Edhe sikur te kishte ndodhur kjo, ne cilen vend perendimor homologu i Edi Rames do te kishte sy e faqe te dilte ne media jo per t’u skuqur, kerkuar falje, a per te deklaruar doreheqje dhe zgjedhje te parakohshme, por per t’u mburrur se drejtesia funksionon? Kjo menyre komunikimi mburravece e kryeministrit si gjeli mbi plehra ekziston vetem ne Albanistanin e Edi Rames dhe ne asnje shoqeri tjeter te civilizuar ku i zgjedhuri u detyrohet te pakten nje çmim moral ne mos atij politik zgjedhesve.
Per kur doreheqja e Edi Rames?
Ndaj Kryeminsitri ben mire qe ta lere drejtesine rehat te beje punen e saj dhe te merret me shume me veten. T’u shpjegoje shqiptareve se perse formacioni politik qe ai drejton, Partia Socialiste, dhe pjella e saj, qeveria socialiste, qe po ashtu ai e drejton, e kane moralin ne nivelin e moçalit? Kjo parti dhe kryetari i saj premtuan kur moren pushtetin me 2013 se do te drejtonin me duar te pastra, se kurre nuk do te perserisnin mekatet e viteve Berisha, ministrat e te cilit si dhe ai vete, vidhnin me grushte shqiptaret sipas Rames? Por sot, kur ministrat e tij kapen me presh ne duar, bash si e akuzonte kundershtarin e tij politik para dhjete vitesh, cfare emri i ve kesaj gjymnaje korrputive Edi Rama? Nuk jane nje, e dy, por nje ushtri meksikane me hajduta ne te gjitha nivelet e qeverisjes socialiste qe po plackisin shqitaret qe nga viti i pare i ri ardhjes se PS-se ne pushtet me 2013 sipas hetimeve mbi koncesionet qe po boton drejtesia. Kush na siguron se kur te pakten kater ministra e sa e sa hallka te tjera me zevendesministra, deputete, kryebashkiake, zyrtare te larte administrate jane inkriminuar apo ne hetim e siper nga drejtesia, per korrupsion e trafiqe, nuk kemi te bejme vetem me majen e ajzbergut, dhe se nuk eshte e gjithe ngrehina e shtetit shqiptar e atakuar nga virusi i korrupsionit?
Kjo Parti Socialiste megjithe keto skandale qe e kane mbuluar nuk ka me tagrin te drejtoje vendin. Partite jane formacine kolektive, me nje ideal por dhe me nje reputacion kolektiv. Kur kerkohen, arrestohen, gjykohen dhe denohen jo nje a dy anetare te thjeshte te partise socialiste, por nje numer i konsiderueshem perfaqesues te larte te shtetit, pergjegjesia s’mund te jete me, sic pretendon Rama, personale, por kolektive. Kjo parti qe erdhi ne pushtet si zgjidhje per hallet vendit, eshte kthyer ne problem per vendin. Minisitra si Tahirajt, Kokat, Ahmetajt, Beqajt…, apo zevendes ministra, Vodat , Rjepajt… nuk jane me çeshtje individuale, as kryebashkiaket si Gjicet, Dakot, Ismailajt, Tushet, Allat, as deputetet si Bllakot, Rakipet pa harruar funksionare te larte neper administrate ku Partia Socaliste ne fuqi ka vendosur besnike te saj. Eshte nje organizate politike qe eshte e prekur integralisht epidemia e korrupsionit nga themelet ne maje. Eshte nje situate e papare jo vetem ne vendet e BE-se por dhe ne ato qe aspirojne te integrohen ne BE. Eshte nje situate qe kryeministrit tone nuk duhet t’i frymezoje vetekenaqesi por britma rrenqethese se ne cfare makthi korrupsioni e ka çuar kete vend. Eshte nje situate qe lyp doreheqje te kryeministrit per t’I lejuar drejtesise ta shtyje hetimin deri tek ai. Sa me shpejt te jape doreheqje Rama, aq me shume mund te shpresoje dhe drejtesia qe puna titaneske qe e pret dhe qe nevojit me shume mjete ne burime njerezore dhe materiale te reflektohet ne buxhetin e ri te vendit per 2024 qe duhet te pergatise kjo qeveri. Nje Edi Rame ne pushtet ka gjasa qe te hakmerret dhe t’i heqe financime drejtesise ne vend qe t’ja shtoje. Per nje doreheqje te mundshme, Edi Rama te marre shembull dhe nga nje ish zevendes-ministre e tij e Arsimit. Lorena Haxhiu quhet. Personalisht ajo nuk kishte asnje problem me ligjin apo me detyren e larte ne shtet. Veçse per arsye morale ajo dha doreheqje pasi I jati I asaj u arrestua ne kuadrin e nje grupin kriminal që fitonte shuma te majme me shitje vizazh te falsifikuara per SHBA, Kanada dhe Birtzani te madhe. I jati mund te kishte ngrene dardha dhe molle ne kurriz te se bijes qe I sherbente vendit, por kryeministri Edi Rama nuk e pengoi zevendes-ministren e tij te jepte doreheqjen per krime qe s’I kishte kryer ajo vete.
E verteta e “konsiderates” se Edi Rames per drejtesine
E se fundmi, nuk duhet lene pa i rikujtuar Edi Rames se ai dhe partia e tij, packa se mburren me reformen ne drejtesi si veper e tyre, ata kane qene dhe mbeten armiq te betuar te heqjes totale te imunitetit per deputetet. Qe kur ishte ne opozite, PS-ja e bllokoi nje mase te tille te propozuar nga PD-ja ne pushtet me 2012 me argumentin se heqja e imunitetiit te deputeteve do t’i jepte dore regjimit te Sali Berishes te arrestonte deputete te opozites socialiste. Me kembenguljen e europianeve, PS-ja e Edi Rames u detyrua ta pranonte ndryshimin e kushtetutes me 2012 per heqjen e imunitetit deputeteve, por jo pa lene ne ligj nje “mini – imunitet” me rendesi kapitale, ndalimin per drejtesine te arrestoje nje deputet pa lejen e Kuvendit. Rames i duhet kujtuar sot qe mburret me SAPK sesi u tall mire me SPAK-un duke ja nderlikuar ne maksimum punen per arrestimet e Saimir Tahirit apo te Arben Ahmetajt. Po mos te ishte futur ne ligjin themeltar me 2012 kerkesa e PS-se e konfirmuar me pas me reformen ne drejtesi me 2016, se asnje deptuetet s’mund te arrestohet papritur nga drejtesia pa pelqimin e Parlamentit, drejtesia shqiptare mund te kishte qene me e shpejte, me reaktive, me efikase, dhe me sekrete ne punen e saj per hetimet dhe arrestimet surprize te deputeteve te korruptuar. Per shkak te kembenguljes se PS-se se Edi Rames, Spak eshte I detyruar sot t’I beje publike te gjitha provat qe ka ndaj nje deputeti qe kerkon te arrestoje duke i lejuar keshtu te inkriminuarit te organizoje deri ne arratine e tij sic ndodhi me Arben Ahmetaj. Po te ishte vertete i interesuar Edi Rama per efikasitetin e drejtesise, atehere le ta ndryshoje ligjin dhe ta lejoje drejtesine t’i arrestoje deputetet qe ka nen hetim pa qene nevoja qe ajo t’i marre lejen mazhorances ne Kuvend. Me 2019, Partia Socialiste ne pushtet, beri nje tjeter percapje te shemtuar te rikthente imunitetin e plote te deputeteve, domethene qe Drejtesia te mos kish te drejte me as dhe t’i hetonte e jo me t’i arrestonte pa pelqimin e shumices ne Kuvend. Mazhoranca e Edi Rames tentoi te perfitonte nga braktisja e Kuvendit prej PD-se se Lulzim Bashes per ta kaluar kete kundra-reforme penalizuese per drejtesine e pavarur, por u detyrua te zbrapset ne momentin e fundit fale nderhyjes se faktorit nderkombetar.
Per ta mbyllur, le t’i kujtojme shefit te ekzekutivit me te korruptuar qe ka njohur historia e Shqiperise, fjalorin e padenje qe ai perdorte jo me larg se para dy javesh ndaj personelit te drejtesise se pavarur shqiptare kur i shante “si fare e keqe pa atdhe”. Ne boten perendimore deklarata te tilla monstruoze do te ishin konsideruar si agresion i ekzekutivit ndaj pushtetit te pavarur te drejtesise dhe do te kishin shkaktuar menjehere greve te togave te zeza deri sa qeveria te kerkonte falje. Por asnje reagim nuk pati ne Shqiperine e Edi Rames ku drejtesia pranon jo vetem urdherat por dhe ofendimet nga shefi i ekzekutivit. Ja si e dhunonte verbalisht drejtesine Edi Rama me 31 korrik 2023 pasi sipas tij ajo vononte ne arrestimet e zjarrevenesve:“qasje skandaloze dhe paturpësisht të papërgjegjshme të disa prokurorëve e gjykatësve nëpër rrethe, të cilët mesa duket s’ka atdhe, s’ka fe, s’ka din e as iman, që i frenon në krimin e tyre të indiferencës antiligjore ndaj një krimi si zjarrvënia mbi një pasuri kaq të vyer…Zjarrvënia e pyjeve dënohet deri në 15 vjet burg por në tasin e kësaj fare të keqe prokurorësh pa atdhe, ka deri edhe disa syresh që gjatë viteve të shkuara kanë shpallur deri mosfillimin fare të çështjes penale për zjarrvënësit ».
Duke e sulmuar keshtu drejtesine per mosdenim te zjarrevenesve ndoshta Kryeministri e ka patur fjalen per veten e tij si mirembajtes i zjarrit te korrupsionit te ministrave te tij. Zjarrevenia ndaj parave te shtetit dhe popullit qe digjen jo me dhjetera por me qindra milione dollare ne dosja te panumerta qe nga incineratoret, sterilizatoret, arbitrazhet e humbura nderkombetare e deri tek McGonigalet sa duhet t’i kushtoje Kryeministrit te nje vendi qe premtonte qeverisje me duar te pastra? Per ta perifrazuar Edi Ramen, Shqiperia mbartka vertete njerez qe “mesa duket s’kane atdhe, s’kane fe, s’kane din e as iman” po ata nuk duhen kerkuar kurrsesi te drejtesia por tek bandat qe na qeverisin. Eshte vete SPAK qe e thote qe qeveritaret tane te inkriminuar veprojne ne bande te organizuar. A nuk perben kjo tradheti ndaj aspirateve te shqiptareve per qeverisje te denje? Ndaj s’duhet lejuar ky kryeminister, rekrutues e shoqerues I ministrave bandita, ta kaloje kete oqean te pafund korrupsioni jo vetem pa ju lagur kavilja por dhe duke e krekosur si super heroi qe paskesh vendosur drejtesi ne kete vend. Jo, definitivisht zjarrevenesi nuk mund te fshihet prapa unifomes se zjarrefikesit qofte ky dhe mjeshtri I sterilizimit …te mendjeve!