SHKODËR
Një automjet është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në Velipojë. Sipas informacioneve zyrtare, ngjarja ka ndodhur në rrugën nr. 9, Velipojë, ku dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka marrë flakë dhe është djegur në pjesën e përparme, një automjet tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetasit D. Y., 30 vjeç, banues në Shkodër.
Nga përhapja e flakëve është djegur pjesërisht edhe një automjet tjetër që ishte parkuar përpara automjetit tip “Volkswagen”, në pronësi të një shtetasi tjetër.
Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.