Mbahet në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar seanca për vlerësimin e masës së sigurisë për ish-zv.ministrin e Shëndetësisë Klodian Rjepaj, biznesmenin Ilir Rrapaj dhe 6 personat e tjerë të akuzuar për shpërdorim detyre dhe mashtrim në rastin e koncesionit të sterilizimit.
Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “” se gjyqtarja Etleva Deda do të jetë ajo që do të vlerësojë masat e sigurisë për 8 personat e akuzuar, teksa seanca u zhvillua me dyer të mbyllura.
Avokatet e personave pas hekurave dhe me arrest shtëpie kërkuan masa më të lehtë sigurie. Avokatja e ish-zv.ministrit të Shëndetësisë Klodian Rjepaj, Elvira Hysa kërkoi masë më të butë sigurie ose garanci pasurore
Ndërkohë qëpas dëgjimit të palëve, gjykata u tërhoq për vendim.
Biznesmeni Ilir Rrapaj dhe ish-zv.ministri Klodian Rjepaj janë arrestuar dje dhe ndodhen pas hekurave, teksa hetimet vijojnë për zyrtarë dhe persona të tjerë të përfshirë dhe në ditët në vijim mund të ketë të tjerë urdhër-arreste.
Arrest me burg
Klodjan Rjepaj, ish-zëvendësministri i Shëndetësisë
Ilir Rrapaj, biznesmen
Arrest shtëpie
Saimir Kadiu, ish-drejtor ekonomik MSH
M. S., drejtoreshe juridike
Detyrim paraqitje
Arben Gjata
Pertef Mersini
Genc Burazeri
Naile Ajazi