Në një reagim në Facebook, Klevis Balliu shprehet se kryeministri Edi Rama nuk mund të hiqet sikur nuk di asgjë për korrupsionin që ka përfshirë vendin, ndërsa ndalet tek koncesioni i sterilizimit.
Ai shton se tezën që ‘lideri suprem nuk di gjë’, është diçka që e majta nuk e bën për herë të parë, duke shtuar se kryeministri Rama nuk mund të hiqet sikur nuk e di se çfarë bëjnë deputetët apo ministrat e tij.
“Këtë tezën që lideri suprem nuk di gjë, e majta nuk e ka për herë të parë. Kështu thonin për shokun Enver, s’di gjë shoku Enver se çbën Mehmeti apo Kadriu. Kështu thonin për Stalinin, s’di gjë shoku Stalin se çbën Jezhovi. Kështu po thonë dhe për pasardhësin e tyre,s’di gjë shoku Edvin se ç’bën qeveria bashkia, deputetët,ministrat”, shkruan në reagimin e tij Klevis Balliu.
()