Vijon sot në Korçë festa e birrës Korça, një ndër festat më të mëdha që do të vijojë për 5 netë me radhë, dhe që sot ndodhet në natën e tretë.
Gazetarja Ola Bruko në një raportim për News24 tha se dhjetëra mijëra qytetarë janë drejtuar për në Korçë në dy netët e fundit për të shijuar birrën Korça dhe atmosferën fantastike.
Pritet që numri i turistëve të arrijë deri në 100 mijë vizitorë përgjatë pesë ditëve të festës.
Ajo shtoi se qytetarët dhe vizitorët e shumtë kanë mbetur të impresionuar nga shija e birrës Korça, e cila vjen dhe më një çmim promocional në këto 5 ditë të festës.