Ish-kryeministri Sali Berisha ngriti pyetjen se përse nuk ka reaguar Presidenti Bajram Begaj pas ndërhyrjes që është bërë në sistemin TIMS.
Në një konferencë për mediat, ai u shpreh se ambasada amerikane reagoi e shqetësuar pasi ka bërë vite më parë instalimin e sistemit.
Rama ka reaguar pas arrestimeve të SPAK që i quan suksese të qeverisë së tij dhe largimin e duarve të qeverisë nga sistemi i drejtësisë. Si e komentoni?
Gjer sot arrestimet janë të dirigjuara nga Rama. kapaku i saj është Ilir Beqja. Dihej botërisht që Beqja është autori kryesor i koncesioneve në shëndetësi. Pas hetimit dy vjeçar thuhet se pagoi 300 mijë euro dhe në 2017 prokuroria deklaroi se kontrata ishte në përputhje me ligjin. Ka një moment shumë interesant, këto vendime gjykatësi i ka marrë në qershor. Janë mbajtur në sirtar dhe janë lëshuar vetëm kur ka urdhëruar Edi Rama. Nuk është SKAP ai që ka meritën e hetimeve, përkundrazi SKAP e mbrojti Beqjen. është gjykatësi që ka urdhëruar hetimet për Ilir Beqjen. Edhe atë ndërgjegjja njerëzore nuk e ka lejuar të kalojë një dosje ku nga rreshti i parë te i fundit janë Beqja dhe Rrapaj. Vetëm një organ i kontrolluar Rama mund ti lejonte vetes këtë akt që ka lejuar SKAP në këtë rast. Rama bën mire tu thotë shqiptarëve, si dole me gërshërë të thyera dhe thoje se me këto është operuar para një jave? Rama mban të burgosur politikë sepse do që këto para që vjedhin ti investojë në Himarë dhe aty afër. Të çosh Ballën minister do të thotë tia dorëzosh ministrinë krimit. Ju e patë që në aksionin “Metamorfoza” dy vrasës kryesorë u njoftuan nga Balla, Denis Bajrin dhe Behar Bajrin. Kush i njoftoi ata? A ka lëvizur prokuroria, Presidenti për ndërhyrjet në TIMS? Nuk ka akt më të rëndë për sigurinë e vendit sesa nxjerrja në treg e të dhënave të sistemit TIMS. ku është Ervin Muçaj? Me Edi Ramën duhet të flasin shqiptarët sa më parë.
Një ditë më parë i dërguari me punë i ambasadës së SHBA u takua me Ballën ku shqetësim kryesor ishte TIMS. Pse po shqetësohet ambasada?
Di që përpara sistemin TIMS e kanë instaluar specialistët amerikanë dhe e kanë pasur në përdorim bashkë me një shqiptar, 3-4 oficerë të policisë amerikane. është hera e dytë që prishet sistemi TIMS. kontrolli i hyrje- daljeve në vend është dekonspirim shumë i keq, i panevojshëm i lëvizjes publike dhe private të parterëve tanë. Ata kur vijnë kalojnë në TIMS.