Një aksident është regjistruar pak momente më parë në aksin e rrugës kombëtare Peqin-Elbasan. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetër dhe për pasojë njëra prej tyre ka përfunduar jashtë rruge dhe është përmbysur.
Gazetari Fatmir Popja, raporton për se drejtuesit mjeteve kanë pësuar vetëm lëndime të lehta.
Sakaq policia ka mbërritur në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit.
()