“Që në 2014 kemi paraqitur projektligj për t’i frenuar”, Meta: Koncesionet, strategji e qëllimshme e Rilindjes për të vjedhur paratë publike

TIRANË

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta deklaron se koncesionet ishin një strategji e qëllimshme e Rilindjes për të vjedhur paratë publike.

Duke folur në News24 për koncesionin e sterilizimit që solli 8 urdhër-arreste dhe vuri në pranga një ish-zv.ministër shëndetësie, Meta ka nënvizuar në reagimin e tij se LSI që në vitin 2014 ka paraqitur një projektligj që të vendoseshin filtrat e domosdoshëm për të frenuar këtë vrull të jashtëzakonshëm që kishte ndërmarrë Rilindja për të dhënë çdo gjë me koncesion.

“Janë qindra e qindra milionë euro dhe kjo ka qenë një strategji e qëllimshme e Rilindjes, ka qenë një vullnet politik i saj për të shpikur koncesionet si një formë spekulative për të vjedhur paratë publike.
Lëvizja Socialiste për Integrim që në fillim ka qenë e shqetësuar për çështjen e koncesioneve dhe në vitin 2014 ose 2015, kemi paraqitur një projektligj që të vendoseshin filtrat e domosdoshëm për të frenuar këtë vrull të jashtëzakonshëm që kishte ndërmarrë Rilindja për të dhënë çdo gjë me koncesion, për të shkatërruar çdo shërbim publik.
Ja ku është Shëndetësia Falas sot. Ku është Shëndetësia Falas sot? Tmerr”, tha Meta.

Arena e Lajmit


“Që në 2014 kemi paraqitur projektligj për t’i frenuar”, Meta: Koncesionet, strategji e qëllimshme e Rilindjes për të vjedhur paratë publike

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook