“Shatori do jetë me aksione intensive”, kryetari i PD në Pogradec: Nuk do të mungojnë as protestat

Genti Çela, kryetari i Partisë Demokratike në Pogradec, në një komunikim për News24, foli për përçarjen brenda PD-së.

Çela bëri me dije se muaji shtatori do jetë i mbushur me aksione politike, teksa zbuloi se  nuk përjashtohen as protestat.

“Opozita është vazhdimisht në aksion, takim me strukturat dhe qytetarët. Patjetër që shatori do jetë një aksion më intensiv i opozitës që nuk përjashton as protestat nga PD. Flas për PD-në që i ka mbushur protestat sa herë që ka qenë e nevojshme. Do të kërkohen rrugë të reja të opozitës si element thelbësor të një vendi, e jo vetëm në aspektin politik, por edhe ekonomik dhe kulturor. Qëllimi ynë kryesor është të largojmë këtë qeveri sa më shpejt. Njerëzit e saj janë arrestuar ose janë në kërkim, edhe vetë kryeministri është nën hetim për çështjen ‘McGonigal’. Kjo qeveri kërkon në këmbë një opozitë qytetare të ngritur në këmbë për interesat e vendit”, u shpreh Çela.

()

Arena e Lajmit


“Shatori do jetë me aksione intensive”, kryetari i PD në Pogradec: Nuk do të mungojnë as protestat

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook