‘Shqipëria, shteti më i kapur në Evropë’, Meta: Çdo institucion kontrollohet nga një njeri i vetëm!

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shprehur se shteti shqiptar është më i kapuri në Evropë, bashkë me Bjellorusinë.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Meta shkruan se çdo institucion kontrollohet nga një njeri i vetëm dhe në mënyrën më okulte.

Postimi i plotë:

Shqipëria është një shtet tërësisht i kapur si asnjë shtet në Europë, ndoshta vetëm Bjellorusia është më rëndë.

Nuk ka asnjë shtet në Ballkan që të jetë në këtë situatë kaq i kapur. Nuk ka asnjë shtet ku çdo institucion të kontrollohet nga një njeri i vetëm dhe në mënyrën më okulte.

Ndaj ky është një shqetësim për të gjithë shoqërinë tonë, për të gjithë qytetarët tanë dhe kërkon një reflektim të gjerë dhe është një çështje që besoj do të marrë zgjidhjen e duhur.

()

Arena e Lajmit


‘Shqipëria, shteti më i kapur në Evropë’, Meta: Çdo institucion kontrollohet nga një njeri i vetëm!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook