Real Madrid tregon forcën edhe në ndeshjen e dytë të La Liga-s, duke përmbysur 1-3 në Almeria dhe marrë kështu kreun e renditjes. Super Bellingham, që pas golit debutues një javë më parë, shënon dy të tillë sot dhe jep edhe asistin e golit të tretë.
Vendasit zhbllokuan sfidën me Arribas që në minutën e tretë. Megjithatë, Real reagoi dhe në minutën e 19’ Jude Bellingham realizon golin e barazimit, duke vazhduar me ecurinë pozitive, pasi edhe në ndeshjen e javës së parë, atë ndaj Athletic Bilbao, që u mbyll me fitoren 0-2 të madrilenëve, anglezi shënoi.
Real Madrid në fundin e pjesës së parë shënoi edhe golin e dytë me Kroos, por u anulua pas faulli më herët. Pjesa e parë mbyllet në barazim 1-1. Në të dytën, Bellingham vijoi të dhurojë spektakël dhe kaloi Realin në avantazh pas asistit nga Kroos në minutën e 69-të.
Por anglezi nuk u ndal me kaq. Në minutën e 73-të, jep asist dhe Vinicius Junior gjen rrugën drejt rrjetës, duke realizuar golin e tretë për Real Madrid. Më pas menaxhim perfekt nga Los Blancos, duke marrë fitoren e dytë në po kaq javë.
()